Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partia më e madhe e opozitës vendosi në komitetin ekzekutiv të djeshëm të mbledhë nënshkrime kundër projekt-ligjit të regjistrimit të popullsisë nëse shumica qeverisëse nuk e tërheq atë nga Kuvendi.
“Nëse kjo nuk do të ndodhë, pas abuzimit të dukshëm të flamurit evropian, OBRM-PDUKM do të mobilizohet dhe do të paraqesë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e këtij projekt-ligji që duan ta miratojnë me forcë”, tha Mickoski ./Telegrafi/