Telegrafi

Mickoski: Do të mbështesim pa kushte Ligjin për Prokurori Publike nga ekspertët por jo edhe ligjin që ndodhet në Kuvend

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski njoftoi se partia e tij dërgoi nismë për shpërndarjen e Kuvendit.

“Ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike në shtet duke përfshirë këtu edhe LSDM të përfshihen në këtë nismë dhe ta mbështesin dhe më 12 shkurt, ashtu siç ishte dakorduar të shpërndahet Kuvend”, tha Micokski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se dikush dëshiron që ta anulojë shpërndarjen e Kuvendit që të mund të merr edhe ndonjë tender dhe pagesa përderisa funksionon Qeveria teknike.

Sipas tij, për ato nuk është e rëndësishme përmbajtja dhe cilësia e Propozim-ligji për Prokurori Publike, por duhet ta anulojnë shpërndarjen e Kuvendit për shkak se me shpërndarjen e tij përfundojnë kompetencat e Qeverisë teknike.

“Mbajmë qëndrimin se të vetmit persona që duhet të përgatisin Ligjin për Prokurori Publike janë ekspertët”, tha Miickoski.

Sipas tij, ligj cilësor për Prokurori Publike mund të jenë vetëm personat, të cilët siç tha ai, i kanë kushtuar jetën kësaj lëmie.

“As unë, as Zaev, nuk mund të dimë më shumë se ato. Ekspertët duhet të përgatisin ligj që do t’i mbrojë interesat e çdo qytetari, dhe jo vetëm një grupi apo familje të caktuar në këtë shtet”, thotë Mickoski.

Kreu i OBRM-PDUKM-së thotë se duhet të shihet interesi shtetëror para atij partia dhe të jetë ligj i përgatitur prej ekspertëve.

“Ligjin duhet të krijojnë personat më profesional, ndërsa unë si kryetar i OBRM-PDUKM-së premtoj se grupi kuvendar i partisë time do të përkrahë dhe do nuk do të ngrisë asnjë amendament tjetër prej asaj që do të propozojnë ekspertët”, tha Mickoski duke ritheksuar se partia e tij nuk do të përkrahë Propozim-ligjin që ndodhet në procedurë kuvendare./Telegrafi/