Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sonte kishte takime me qytetarët ne Aerodrom të Shkupit.
Siç njoftojnë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Mickoski ka këmbyer mendime me qytetarët për çështjet më të rëndësishme dhe mund të shihej, siç thonë nga kjo parti, se nuk ka njeri që nuk është i revoltuar me këtë pushtet që i solli dëm Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të pakënaur janë mjekët për shkak se nuk morën pagën prej 100.000 denarëve që pushteti ju premtoi, të pakënaur janë taksistët që ju rritet çmimi i karburantëve, ndërmarrësit që janë shënjestër e haraçit nga pushteti dhe duhet të paguajnë tatime më të mëdha”, tha Mickoski gjatë takimit me qytetarët në KK të OBRM-PDUKM-së në Aerodrom të Shkupit.
Mickoski theksoi se gjithkund sundon gënjeshtra klasike që i ndodh Republikës së Maqedonisë, popullit maqedonas, kombit maqedonas, por edhe gjithë qytetarëve që janë vetëdijshëm se ky realitet në Republikën e Maqedonisë duhet të ndryshohet.
Ai shtoi se zgjedhjet për kryetar shteti janë hapi i parë i rënies së këtij pushteti./Telegrafi/