Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u takua me Jan Hecker, këshilltarin e kacnelares gjermane Angela Merkel për politikë të jashtme.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në kuadër të vizitës së tij në Berlin dhe dialogut të lartë që e organizon fondacioni Konrad Adenauer dhe partia e djathtë simotër CDU, realizoi takim bilateral me Jan Hecker, këshilltar i kancelares gjermane Angela Merkel për politikë të jashtme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim,, siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë dhe për integrimet evropiane të vendit.
Mickoski theksoi se pushteti i Zaev ka realizime të dobëta në projekte, mungesë të reformave në fusha kyçe.
Mickoski ka thënë se për shkak të paaftësisë së këtij pushteti nuk duhet të dënohen qytetarët e Maqedonisë dhe se vendit duhet t’i jepet datë për nisjen e bisedimeve me BE-në.
Në takim është konkluduar se e ardhmja evropiane e rajonit varret nga përgjegjësia e politikanëve, dhe se qeveritë duhet në mënyrë të përgjegjshme t’i qasen procesit./Telegrafi/