Site icon Telegrafi

Mickoski takohet me kandidatët e Qeverisë teknike nga radhët e OBRM-PDUKM: Të punojmë bashkërisht për Maqedoninë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një video të publikuar në ‘Facebook’ shfaqet në praninë e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra nga radhët e partisë së tij.

“Premtova punë dhe përkushtim që duhet të sjell rezultate reale për shkak se populli nuk guxon të dëshpërohet, ndërsa mijëra fate presin kohëra më të mira dhe ndryshime. Bashkërisht të punojmë për Maqedoninë që po rindërtohet. Është përgjegjësi të cilën e pranoj”, shkruan Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se kabineti i tij dhe njerëzit që do të emërohen në Qeverinë teknike do ta mbrojnë vullnetin e popullit dhe se viti i ri sjell shpresë, mundësi dhe ndryshme që do të sjellin rindërtimin.

Ndryshe të premten pritet të formohet Qeveria teknike që do të përbëhet nga funksionarë si nga opozita ashtu edhe nga pushteti./Telegrafi/

Exit mobile version