Telegrafi

Mickoski takohet me anëtarët e Senatit francez: Zero tolerancë për korrupsionin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin Aleksandar N ikolloski dhe Igor Nikollov u takua me anëtarët e Sanatit francez, Marta de Sindark dhe Arno Baznin.

Sipas njoftimit të OBRM-PDUKM-së, në takim u bisedua për temat aktuale dhe çështjet lidhur me interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë si dhe për nevojat për reforma, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pohoi angazhimin e tij në rrugën drejt eurointegrimet dhe nevojën për reforma të shpejta në mënyrë që Maqedonia të largohet nga rruga e verbër që ka sjellur Qeveria aktuale.

Mickoski potencoi përcaktimin e tij në luftën kundër krimit, dhe zero tolerancën për korrupsion. Ai theksoi se nevojiten edhe veprime që sjellin zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit të qytetarëve.

“Rindërtimi në të cilën angazhohet OBRM-PDUKM ka të bëjë në sjelljen e ndryshimeve në gjitha fushat, zbatim të politikës bazuar në parime dhe vlera”, theksi Mickoski./Telegrafi/