Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Christian Thimonier
Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomik ku gjendet Republika e Maqedonisë, si dhe për proceset strategjike dhe reformuese që janë të rëndësishme për shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski në takim e informoi ambasadorin për, siç thonë nga OBRM-PDUKM, ndjekjen politike që e zbaton Qeveria, përmes rasteve të montuara dhe keqpërdorimin e institucioneve.
Mickoski ka theksuar sjellja e tillë e Qeverisë është larg nga vlerat evropiane ku shteti synon të shkojë.
Dy bashkëbiseduesit folën edhe proceset reformuese si të rëndësishme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Mickoski theksoi se OBRM-PDUKM-ja e përkrah secilin proces, nëse i njëjti ka të bëjë me përforcimin e demokracisë dhe është në interes të qytetarëve.
Në takim u theksua edhe përkrahja e madhe e Republikës së Francës për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO./Telegrafi/