Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot i ka premtuar mbështetje kryeministrit Zoran Zaev nëse ai dhe LSDM-ja vendosin ta largojnë nga procedurat kuvendore Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Mickoski në intervistë për TV Sitel ka thënë se nëse kryeministri Zaev ia mendon të mirën shtetit, atëherë të zbatojnë së bashku reformat, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Së pari, nëse mendon sinqerisht për të mirën e Maqedonisë dhe nëse deklarohet si politikan reformues, atëherë të vazhdojmë me procesin e reformave, pasi ato janë prioritet i lartë për zhvillimin e vendoit. Dhe së dyti OBRM-PDUKM-ja i garanton Zoran Zaevit mbështetje në gjitha reformat, ligjet vetëm nën një kusht: të largojë Ligjin e gjuhëve nga procedurat kuvendore”, ka thënë Mickoski.
Përndryshe, ditëve të fundit debati rreth Ligjit të gjuhëve ka marrë kulmin, pasi u paralajmëruar se gjatë javës që vjen do të miratohen në lexim të tretë nga deputetët e shumicës parlamentare./Telegrafi/