Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski shprehet se qeveria nuk është mjaftueshëm e përgatitur për menaxhimin me krizën që vjen nga kriza në Ukrainë duke thënë se shteti nuk ka rezerva të mjaftueshme.
“Nëse kemi mjaftueshëm rezerva pse nuk ndërhymë në tregun e naftës dhe derivateve të naftës dhe nuk do të kishim problem me çmimet”, u shpreh Mickoski në emisionin “Samo visitna” në Kanal5.
Ai akuzoi se qeverinë se jo vetëm që nuk është e përgatitur, por nuk ka as strategji.
“Shkoni në terren ku ndodhen rezervat shtetërore dhe shihni nëse ka mjaftueshëm mazut, nëse ka rezerva për artikujt tjerë”, tha Mickoski./Telegrafi/