Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp deklaroi se “edhepse gjatë javëve të kaluara kishte dhunë institucionale ku u miratuan ligje, emërime, sistematizimi, konkurse të rreme dhe gjithë këtë rrezikon procesin korrekt dhe demokratik zgjedhor, por nuk lëmë hapësirë që këto zgjedhje të anulohen”.
Ai tha se edhe prona e partisë është në mënyrë joligjore e bllokuar dhe nuk mund funksionojë partia në mënyrë normale, por, siç tha Mickoski, ata ndjehen më të motivuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Duam ta lëmë zemrën në terren për shkak se e dimë se është investimi kryesor i Maqedonisë dhe nuk do lejojmë njerëz të till edhe një herë të luajnë me të ardhmen tonë”, Mickoski.
Ai shtoi se do të fitohen oponentët politik dhe më pastaj populli do të shohë se ç’do të thotë shoqëri korrekte dhe demokratike./Telegrafi/