Site icon Telegrafi

Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve do të shkaktojë krizë politike, do të propozojmë ligj të ri për Prokurorinë Publike

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot u shpreh i prerë se është kundër çdo shtyrje të zgjedhjeve të 12 prillit.

Sipas tij çdo shtyrje eventuale nënkupton krizë të thellë politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka nevojë për takim liderësh në rast se flasim për mbajtjen e zgjedhjeve. Data është caktuar, jemi marrë vesh dhe kjo duhet të zbatohet. Çdo shtyrje eventuale do të thotë krizë serioze në shtet”, tha Mickoski.

Ai tha se për OBRM-PDUKM-në është i papranueshëm Ligji për Prokurorinë Publike, pasi sipas tij, është i njëanshëm dhe në kundërshtim me mendimet e ekspertëve.

“OBRM-PDUKM nuk është kundër Ligjit për Prokurorinë Publike, por kundër ligjit partiak për ndjekjen publike që do të mbrojë krimin. Çdo zgjidhje ligjore duhet të jetë produkt i konsensusit, por edhe në marrëveshje me opinionin ekspert”, tha Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version