Site icon Telegrafi

Mickoski: Rritja e tatimeve, goditje e re mbi xhepin e qytetarëve

“Masa për rritjen e tatimeve që e paralajmëron ministri i Financave do të thotë se Qeveria po planifikon ta godasë xhepin e qytetarëve”.

Kështu e vlerëson kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, njoftimet e qeverisë se do të rritet tatimi personal në vend. Sipas Mickoskit, tatimi më i lartë, është çmimi që duhet ta paguajnë qytetarët për paaftësinë e kësaj qeverie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Arsyet për vendimin e këtillë janë të thjeshta. Paaftësia e Qeverisë së LSDM-së dhe të Zaevit, nuk mund të prodhojnë vlera dhe ekonomi që rritet. Paralajmërova se investimet kapitale janë minimale dhe lëvizen vetëm 4% nga ajo që ishte planifikuar në dy muajt e parë, kurse ekonomia po vdes, e me këtë po thellohet edhe ‘vrima në buxhetin’”, tha Hristijan Mickovski.

Exit mobile version