Telegrafi

Mickoski: Respektoj vendimin e delegatëve që nuk marrin pjesë në Kongres

“Mospjesëmarrja e anëtarëve të caktuar të Komitetit ekzekutiv dhe delegatëve të kongresit është vërtetim për kapacitetet demokratike brenda partiake të OBRM-PDUKM-së. Secili delegat që ndjen nevojë të jetë pjesë e Kongresit është këtu dhe ato delegatë që nuk marrin pjesë, poashtu i përshëndes dhe respektoj vendimin e tyre”, tha Hristijan Mickoski, sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së dhe kandidat i vetëm për kryetar të ri të partisë.

Në lidhje me bashkëpunimin e mëtejmë të grupit parlamentar dhe besnikërinë e tyre, Mickoski tha: “Jeni dëshmitarë se pjesa më e madhe e atyre që nënshkruan Nismën për demokratizim që u shpall para disa ditësh, janë të pranishëm në sallë dhe për këtë shkak jam i sigurtë se grupi parlamentar paraqet një nga shtyllat e funksionimit të OBRM-PDUKM-së në të ardhmen”./Telegrafi/