Telegrafi

Mickoski: Referendumi dështoi, fitues qytetarët (Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në  konferencë për shtyp  tha se “emri është i madh, kjo është Maqedonia, secili nga ju tha se referendumi nuk kalon”.

Sipas tij Zaevi pësoi disfatë ndërsa Maqedonia fitoi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk fitoj mbështetjen, nga populli, i cili është pronar i shteti tregoi ndërgjegje” tha Mickoski duke thënë se qytetaret dhanë mesazhin e tyre përmes abstenimit apo bojkotimit te referendumit, tha Mickoski.

“Identiteti ynë është maqedonas, gjuha është maqedonase, pasardhësit tanë janë maqedonas dhe kështu edhe gjeneratat e ardhshme do të jenë maqedonas, andaj ju jam mirënjohës për këtë”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se populli është i forte dhe se nuk e kane ndaluar as thirrjet e drejtorëve as kërcënimet dhe maltretimet e qytetarëve.

Mickoski akuzoi “qendrat për thirrje” te qeverisë të dalin në votime, duke thënë se do të jepet përgjigje për secilin veprim.

Do të përgjigjen, sipas Mickoskit, edhe drejtorët edhe Kryetarët e Komunave për presionet që ju kanë bërë qytetarëve, ndërsa OBRM-PDUKM-ja mbetet në krah të popullit./Telegrafi/