Site icon Telegrafi

Mickoski, Reekerit: Propozim ligji ynë është i pa kompromis në luftën kundër korrupsionit

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Siç njoftojnë nga partia opozitare, në takim Mickoski shpjegoi detajet dhe aspektet e propozim ligjit për organizimin e prokurorisë të propozuar nga OBRM-PDUKM dhe rëndësinë e luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të të gjitha llojeve.

“Mickoski në takim shprehu shqetësimin e tij për shkak të situatës së keqe ekonomike dhe politike dhe theksoi nevojën për reforma të zgjeruara në procesin e përmbushjes së prioriteteve strategjike të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e partisë./Telegrafi/

Exit mobile version