Site icon Telegrafi

Mickoski realizon takim me tetë deputetët e pavarur, bisedohet për situatën politike në vend

Me iniciativën e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tetë deputetët e përjashtua nga kjo parti, realizuan takim me atë. Kjo u njoftua sot nga tetë deputetët e pavarur, duke mos dhënë më shumë informacione për temat të cilët kanë biseduar.

“Në takim është diskutuar për situatën politike, qëndrimet për reformat ligjore dhe sfidat e ardhshëm të vendit”, thuhet në deklaratën e deputetëve të pavarur.

Nga OBRM-PDUKM konfirmuan se është realizuar takim dypalësh, në të cilën siç thonë kanë biseduar për funksionimin e së drejtës dhe shtetin e së drejtës, si dhe për reformat zgjedhore, ku është biseduar edhe për Ligjin për prokurorinë publike

Tetë deputetët, me urdhër të organeve të partisë, u përjashtuan nga OBRM-PDUKM sepse votuan për ndryshimet kushtetuese me të cilët u ndryshua edhe emri i vendit./Telegrafi/

Exit mobile version