Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me partnerët nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”.
Siç kumtojnë nga OBRM-PDUKM, në takim u bisedua për ndodhitë aktuale politike, marrëveshjen me Greqinë, referendumin për ndryshimin e emrit dhe aferat korruptive dhe skandalet e Qeverisë, gjegjësisht vjedhja masovike që ndodh pas skenës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim ishte theksuar se Republika e Maqedonisë lëviz në drejtim totalisht të gabuar, ndërsa shteti shkon prapa në secilën fushë.
Përfundimi i këtij takimi ishte se Qeveria thellë ka hyrë në vjedhje, tenderë kriminal dhe grande, ndërsa skandalet dhe aferat korruptive, ashtu sikurse edhe shumat milionëshe që mbarojnë në xhepat e ministrave dhe drejtrëve janë secilën ditë.
Partnerët e koalicionit u pajtuan se akti kapitullues i quajtur marrëveshje nuk mund të kompenzojë dëmin të cilën Qeveria e Zoran Zaevit dhe LSDM-së i sjell shtetit. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, përsëriti qëndrimin se nuk mund të pajtohet me marrëveshje kapitulluese, ku fshihet emri, gjuha dhe identiteti i shtetit.
Kryetari Mickoski partnerëve të koalicionit ju tha qëndrimin e partisë që bazohet në dinjitetin dhe mendësinë e qytetarëve, që vetë të vendosin se si do të veprojmë më 30 shtator.
“As LSDM, as OBRM-PDUKM nuk kanë të drejtë t’ju thonë qetarëve se si duhet të veprojnë në një çështje të këtillë ku jo vetëm që varet ardhmëria e të gjeneratave të tash, por edhe ardhmëria e gjeneratave të ardhshme”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.
Në takim u cek se Republika e Maqedonisë ndodhet në një situatë delikate të rëndë, para gjithash për shkak të papërgjegjësisë të politikanëve dhe njerëzve të udhëhequr nga dëshira për realizimin e profitit personal dhe komoditetit, ndërsa sipas kësaj partie, i shesin interesat shtetërore dhe kombëtare./Telegrafi/