Telegrafi

Mickoski realizoi takim me drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Igor Janushev, u takuan me Robert Benjamin, drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (IKD) për Evropë dhe përfaqësues të IKD-së për Maqedoninë, drejtori Kris Shenshou dhe zëvendësi i tij, Robert Scott Heislet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim u diskutua situata aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe objektivat strategjike të Republikës së Maqedonisë si hyrja në BE dhe NATO. Mickoski dhe Benjamin përshëndetën bashkëpunimin e deritanishëm në mes OBRM-PDUKM-së dhe të IKD-së dhe arriti në përfundimin se ka një mundësi për më tej për përmirësim. Kryetari Mickoski informoi drejtorin e IKD-së për Evropë, Benjamin, për mungesën e kapacitetit demokratik dhe keqpërdorim të institucioneve nga ana e qeverisë. Ai gjithashtu iu referua mungesës së kapacitetit të qeverisë për të zbatuar reforma, për të luftuar korrupsionin e cila u konfirmua në takimin e ministrave të shteteve anëtare të BE-së, për të cilat vendi nuk mori ftesë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, thonë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/