Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në pamje të jashtme, nxjerr në pah gënjeshtrat e autoriteteve se janë të fokusuar në agjendën evropiane, vlerësoi të dielën kryetari OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Miskoski shtoi se në vend të reformave, përfaqësuesit e qeverisë janë fokusuar në gënjeshtra dhe vjedhje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve tradhtare, gjë që tregon se në 35 kapituj jo vetëm që nuk ka përparim, por është vërejtur një regres.
“Ky raport është një shembull klasik i të gjitha gënjeshtrave të qeverisë se ata janë të fokusuar në agjendën evropiane. Ata janë të fokusuar vetëm në gënjeshtrën dhe vjedhjen dhe nënshkrimin e kontratave të pabesa. Dhe mendoj se në mendjen e tyre kjo ju duket përparim drejt Bashkimit Evropian. Për dallim nga e vërteta që përmban raporti, ku më shumë se 35 kapituj që janë konstatuar se janë të prapambetur dhe kjo është vërtet shkatërruese për Maqedoninë, për qeverinë, për të gjithë ne”, tha Mickoski.
Ai shpreson se së shpejti kjo qeveri do t’i përkasë së kaluarës dhe se Maqedonia do të jetë në krye të një qeverie të re të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e cila do ta çojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Dhe shpresoj që së shpejti kjo Qeveri të jetë në të kaluarën dhe të vijë një Qeveri e re e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e cila do të jetë sa më ambicioze dhe realisht do të marrë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha Mickoski. /Telegrafi/