Kovaçevski ose të zgjohet nga ëndrra ose të ndryshojë dioptrinë, sepse qytetarët më së miri e dinë se si janë çmimet, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës në Novosellë, i pyetur për të komentuar deklaratën e Kovaçevskit se ka produkte që u janë ulur çmimet për 40%.
Kovaçevskit mund të ketë nevojë të ndryshojë dioptrinë, të pyesë njerëzit, të bëjë anketë, ata mund të flasin më mirë për çmimet, tha Mickoski.
“Unë do ta këshilloja nëse ëndërron të zgjohet nga ëndrra e tij dhe nëse vërtet ka problem me dioptri, mund t’i rekomandoj një okular të mirë dhe shpresoj që herën tjetër t’i shohë më mirë çmimet nga pozicioni i opozita, por pastaj do ta shohë edhe përgjegjësinë e vet për atë që ka bërë gjatë kësaj periudhe”, tha Mickoski./Telegrafi/