Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sonte në takim me qytetarë të Kisella Vodës, në pyetjen e parashtruar nga gazetarët se çfarë janë pritjet sa i përket nisjes së bisedimeve tha se “presim datë për nisjen e bisedimeve”.
Ai shtoi kjo Qeveri më së pakti e meriton një gjë të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, sipas Mickoskit, qytetarët meritojnë nisjen e bisedimeve.
“Çdo situatë jashtë nisjes së bisedimeve do të jetë dështim për këtë Qeveri dhe mossukses dhe de-legjitimim i politikave të Zoran Zaevit dhe koalicionit që udhëheq ai”, vlerësoi Mickoski./Telegrafi/