Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në takim në Radovish me qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së mbajti fjalim për situatën aktuale të Maqedonisë.
Mickoski para të pranishmëve theksoi se LSD para dy vitesh kanë premtuar jetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por pas dy viteve kanë sjellur vetëm të zeza, përkatësisht siç tha ai, vetë qytetarët janë dëshmitarë të keqpërdorimeve, kërcënimeve, dhunës, gënjeshtrave dhe manipulimeve nga qeverisja e LSDM-së dhe Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Para diçka më shumë se dy vite shëtisnin nëpër bulevarde, rrugë, shkoni shtëpi në shtëpi, nga oborri në oborr, nga banesa në banesë, nga lagjja në lagje dhe premtonin se do të sjellin jetë. Jo vetëm që nuk sollën jetë, por ferri qeveris nëpër Maqedoni. Pyetni nga të rinjtë deri te të moshuarit, djem e vajza nga gjysh dhe gjyshe, nga nip në mbesë, nga burrë në grua, gjithkund mund të dëgjoni dëshmi të keqpërdorimeve, kriminalitet gënjeshtra dhe manipulime. Kjo që ndodh sot në Republikën e Maqedonisë motra dhe vëllezër, nuk ngjan aspak me atë se çfarë premtonin gjatë zgjedhjeve të parakohshme kuvendare në vitin 2016, dhe aq më pak gjatë zgjedhjeve të fundit vendore në vitin 2017”, tha Mickoski.
Sipas tij, i vetmi qëllim i qeverisjes së LSDM-së dhe Zoran Zaevit këto dy vite ka qenë nënçmimi i popullit maqedonas si dhe shitja e interesave shtetërore dhe kombëtare./Telegrafi/