Site icon Telegrafi

Mickoski: Qytetarët duan paga më të larta, LSDM dhe BDI defokusojnë me tema etnike për të mbrojtur krimin

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, në një paraqitje në Alsat, duke folur për dhjetë postulatet me të cilat bëri thirrje për unitet dhe kohezion, theksoi se shumica e qytetarëve duan jetë më të mirë, paga më të larta, rend, e jo çështje etnike dhe tensione me të cilat sipas tij, LSDM dhe BDI defokusojnë duke u përpjekur të mbrojnë krimin.

“Dhjetë pikat janë rezultat i hulumtimit që bëjmë çdo muaj të paktën dy herë dhe është rezultat i asaj që qytetarët presin nga qeveria. Këtu përfshihen maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët e të tjerë. Këto dhjetë postulate janë rezultat i atyre kërkimeve, shumica dërrmuese kanë nevojë për një rezultat pozitiv pas atyre dhjetë shtyllave në atë platformë. Fatkeqësisht, disa nga partitë politike refuzuan menjëherë, sipas meje, në mënyrë të papërgjegjshme dhe të papjekur dhe supozoj se disa prej tyre do ta marrin vendimin në periudhën në vijim”, theksoi kryeministri Mickoski.

Ai shtoi se shumica e qytetarëve, dy të tretat, nuk duan konflikte etnike, nuk duan tensione etnike, por duan jetë më të mirë, më shumë para, paga më të larta, standarde dhe rend më të lartë dhe kjo është pjesë e këto dhjetë shtylla.

“Ka politikanë dhe struktura politike që në mungesë të një oferte të tillë apo në mungesë të dëshirës për të pranuar atë që ka bërë kjo qeveri në dy muajt e fundit, po përpiqen të defokusohen me çështjet etnike, duke menduar se në këtë mënyrë do të mobilizojnë një masë, që ta mbrojnë pronën e fituar kriminalisht”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski tha se duhet të bëhet fjalë për një standard më të mirë, për paga dhe pensione më të larta, për sundim të ligjit dhe për të pasur rend dhe rregull për të gjithë, sepse kështu pret shumica dërrmuese.

“Unë duhet të përfaqësoj vullnetin e shumicës dhe kjo është demokracia dhe shumica përfshin të gjitha bashkësitë etnike dhe ata thonë atë që përmbajnë ato 10 postulate”, tha Mickoski.

Exit mobile version