Kryetari i OBRMPDUKM-së, Hrisitijan Mickoski konsideron se Maqedonia ka korrur rezultate mjaft të këqia ekonomike, nga gabime qeveritare.
“Por, ajo që është më e rëndësishme për qytetarët është gjendja e vështirë ekonomike e secilit prej tyre veçmas, që është rezultat i politikave të gabuara dhe këqija të cilat qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i praktikon në Republikën e Maqedonisë.
Në vazhdim do të përmendi disa argumente dhe fakte në të cilat bazohet analiza ime. BPV-ja në tre tremujore e para është diku 0,4 për qind nën zeron, që do të thotë se ka rritje negative, ndërsa deri në fund të vitit do të ishim të lumtur nëse përfundojmë me zero. Që paraqet një prej arritjeve më të këqija nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë e deri më sot”, thuhet në kumtesë.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shtohet më tej, “janë për 11 për qind më të varfër më 31 dhjetor të vitit 2017, krahasuar me atë që ka qenë në 31 dhjetor të vitit 2016”.
“Kjo qeveri kriminele dhe e paaftë duhet të largohet. Vjen shpresë e re për Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski./Telegrafi/