Telegrafi

Mickoski: Qeveria nuk ka vizion për të ardhmen e shtetit, ndërsa ekonomia po zhytet

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për televizionin slloven “Nova 24 TV”, tha se në lidhje me çështjen e emrit, qeveria ka më pak qasje dhe se qëndrimet ekspozuese ngadalë po zbehen.

Ai në intervistë u drejtua për bashkëpunimin rajonal, bashkëpunimin me partinë e Janes Jansha, si dhe situatën ekonomike në vend dhe bisedimet mbi kontestin e emrit.

Në situatën ekonomike Miskoski vuri në dukje se shteti është zhytur dhe se jeta e vështirë e qytetarëve rezulton me pakënaqësi të madhe. /Telegrafi/