Site icon Telegrafi

Mickoski: Qeveria e ardhshme nuk do ta respektojë marrëveshjen që do ta nënshkruani

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sonte theksoi se marrëveshjet e arritura me shpejtësi nuk janë zgjidhje, por janë problem për të ardhmen e vendit.

“Për fat të keq këtë nuk arriti ta sheh Zaev. Sot në vend gjetjes së zgjidhjet, paraqitet problemi. Vetëm një amater politik mund të nënshkruajë marrëveshje ku kriter për përparimin e Maqedonisë dhe integrimit në BE do të jenë problemet gjuhësore dhe historike”, tha Mickoski.

Ai bëri thirrje për protestë nesër në ora 12:30.

“Asnjë marrëveshje që do ta nënshkruani nuk do të vlejë. Qeveria e ardhshme nuk do ta respektojë marrëveshjen që do ta nënshkruani ju”, tha Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version