Le të mos mashtrohemi, pushteti i njeh shumë mirë autorët dhe ata që urdhëruan sulmin e ndaj Ljupço Palevskit, shkruan në Facebook kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Në vend të Maqedonisë Evropiane, ne kemi një vend në të cilin mafia me ato çka nuk mendojnë njëjtë i lajnë hesapet me grusht dhe shufra.
Nëse pushteti nuk hedh dritë mbi incidentin sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë njerëzit do të duhet të dinë se si të mbrohen në të ardhmen”, shkruan Mickoski./Telegrafi/