Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një video thotë se “përsëri në fund të tabelës në luftën kundër korrupsionit në Evropë dhe Botë”.
Mickoski në fjalimin e tij thotë se në Maqedoni ka regjim dhe sisteme të dobëta ku nuk ka shtet të së drejtës dhe mungesë të sundimit të së drejtës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia renditet e 93-ta në shkallën e vendeve në listën e ‘Transparency International’. Maqedonia është pas të gjithë vendeve anëtare të BE-së, në fund të Evropës”, thotë Mickoski duke shtuar se shteti është i mbytur në krim, korrupsion.
Ai thotë se ajo çfarë pushteti e paraqet si sukses, në fakt është mossukses i madh dhe se Maqedonisë i duhen hapa të mëdhenj dhe rezultate të dukshme në luftimin kundër korrupsionit dhe krimit që deri tani, siç thotë Mickoski, për fat të keq nuk e kemi parë.
“Renditja tregon se ky pushtet mbron krimin dhe prodhon korrupsion. Janë të nevojshme reforma konkrete dhe vendosjes e sundimit të së drejtës, shtetit ligjor dhe reformimi i gjyqësisë së pavarur”, thotë Mickoski në fjalimin e tij./Telegrafi/