Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se pensionistët manipulohen nga pushteti për arsye se Qeveria në fillim të këtij viti e ndryshoi metodologjinë e përllogaritjes së rritjes së pensioneve dhe në këtë mënyrë u zvogëloi 400 denarë, përkatësisht në vend 1.100 denarë rritje të pensioneve, pensionistët do të marrin 700 denarë rritje.
“Rritja e paralajmëruar e Qeverisë është edhe një premtim parazgjedhor i Zoran Zaevit”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, Maqedonia nuk ka rritje të pensioneve që ndjekin rritjen e shpenzimeve për jetesë dhe se haptazi po manipulohet me rritjen e pensioneve dhe me pensionistët.
“Në fakt pensionistët në vend të marrin rritje për 1.100 denarë që ju takonte sipas metodologjisë e që kjo Qeveri e ndryshoi në fillim të këtij viti, fitojnë vetëm 700 denarë”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/