Telegrafi

Mickoski i propozon Pendarovskit menjëherë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i propozoi kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski që menjëherë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për mbrojtje të qytetarëve nga coroanvirusi.

“I bëj apel Pendarovskit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoni sa më shpejt që është e mundur dhe të mos humbet kohë. Nuk duhet të hymë në problemet juridike, por të zgjidhin problemet e qytetarëve dhe të mbrojmë shëndetin e tyre”,tha Mickoski në konferencën për shtyp para selisë së partisë së tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Qeveria nuk duhet të kujdeset për PR-in, por për shëndetin e qytetarëve.

Sipas tij, menjëherë pas pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme duhet të merren vendime për mbrojtje të biznesit dhe kompanive./Telegrafi/