Telegrafi

Mickoski: Prokuroria hesht për krimet e Zaevit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në rrjetin social në ‘Facebook’, tha se Prokuroria hesht për krimet e Zaevit.

“Ndodhën ‘Haraçi’ dhe ‘Haraçi 2’. Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë kurdis tender prej tetë milionë euro. Igor Spasov, vrasësi i Martin Neshkoskit ju dha leje të dalë prej burgu, që më pastaj të arratiset. Në 10 ditë, firma të afërta me Zaev marrin licenca për eksportim të marihuanës. Zoran Zaev dhe Vice Zaev kanë blerë vota gjatë zgjedhjeve”, shkran Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski shton se kur Zaev kërcënon biznesmenë, kur votohet për tre sekonda, kur ka tenderë të kurdisur dhe kur Kurto Dudush rreh qyteatrë Prokuroria hesht.

“Çdo shtet ka mafinë e vet, vetëm në Maqedoni mafia ka shtetin e vet. Përgjegjësi kryesor për këtë është Zaev”, shkruan mes tjerash Mickoski./Telegrafi/