Site icon Telegrafi

Mickoski pret fitore në zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në intervistën e tij për “Radio Evropa e Lirë” nuk përgjigjet në atë se “gjithçka” do të bëjnë për t’i ndryshuar proceset që dalin nga marrëveshja e Prespës.

Sipas tij së pari duhet që OBRM-PDUKM të fitojë në zgjedhje, të formojë qeveri dhe më pastaj ndryshim të proceseve.

“Që kur ta marrin besimin e popullit, dhe ne do të fitojmë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare, kuptohet nëse shumica kuvendare shpërbëhet, do t’i shihni hapat dhe do t’i shihni se cilat procese OBRM-PDUKM do t’i ndryshojë në të ardhmen”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i bëri thirrje shumicës kuvendare të pranojë kërkesën e OBRM-PDUKM-së për shpërbërjen e Kuvendit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme kuvendare./Telegrafi/

Exit mobile version