Telegrafi

Mickoski: Porositësit kryesor në rastin “Haraçi’ nuk janë kapur

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në intervistë për Radio Evropa e Lirë deklaroi në procedurën për rasin “Haraçi’ nuk janë kapur porositësit kryesor.

“:Mendoj se audio-materiale të tilla u publikuan në opinion nga ku një material u publikua në Kuvend nga një deputet i OBRM-PDUKM. Në audio incizim Zaevi thotë se ka ndihmuar një televizion të një pronari tashmë të dënuar, se kanë ndihmuar televizionin”, tha Mickoski.

Mickoski po ashtu theksoi se nuk duhet të bisedohet për Goce Dellçevin dhe për gjuhën maqedonase, për shkak se sipas tij, kjo është punë e kryer.

“Goce Dellçev është pjesë e identitetit tonë kombëtar. Në bazë të figurës së tij ne kemi krijuar shtetin”, tha Mickoski./Telegrafi/