Telegrafi

Mickoski: Populli nuk duron gënjeshtra, të pavërteta, tradhti dhe pushtet kriminal

Mickoski në takim me qytetarët e lagjes Vidovishta në Ohër theksoi se kandidati i OBRM-PDUKM-së për kryetar komune Mitre Milloshevski do të jetë ati i ardhshëm i qytetit, sepse ai është zgjedhja e qytetarëve. Qytetarët tek ai panë njeri të ndershëm, punëtor dhe përzgjedhje e vërtetë që i duhet qytetit të Ohrit.

Mickoski potencoi se qytetarët e njohën kandidatin e pushtetit i cili është simbol për mospunën e tij, paaftësinë dhe korrupsionin e pushtetit që për momentin drejton Ohrin. Pikërisht për shkak kësaj Mickoski tha se në Ohër OBRM-PDUKM do të ketë fitore të dyfishtë për kryetar komune dhe për presidentet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Populli nuk duron gënjeshtrat e shumta, të pavërteta, tradhtitë dhe pushtetin kriminal. Zgjedhja është e thjeshtë, ose pajtoheni me pushtetin dhe me atë se si jetoni, ose dëshironi ndryshime që do të sjellin drejtësi mbi padrejtësitë”, thotë Mickoski.

Ai shtoi se të dielën qytetarët e Ohrit do të zgjedhin të jetojnë në Ohër të bukur dhe do të sjellin drejtësi për Maqdoninë./Telegrafi/