Telegrafi

Mickoski: Politikanët bullgarë duhet të kërkojnë falje si kancelari gjerman Willy Brandt

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në protestën e sotme para Qeverisë kërkoi nga politikanët bullgarë që janë në Qeveri që ta ndjekin shembullin e ish-kancelarit gjerman, Willy Brant dhe të kërkojnë falje për krimet në Luftën e dytë botërore.

“Nëse mendoni se keni gjetur Qeveri kuislinge, gënjeheni. Nga memoria jonë kolektive dhe nga zemrat nuk mund ta fshini historinë e përbashkët. Mickoski nuk udhëheq me histerinë kundër bullgarëve. Gjatë vizitës së parë në Shkup duhet të ndjekin shembullin e Willy Brandt, të përuleni dhe të kërkoni falje”, tha Mickoski.

Ndryshe, Brandt si kancelar është përulur te viktimat e fashizmit në Varshavë në vitin 1970./Telegrafi/