Site icon Telegrafi

Mickoski i përgjigjet LSDM-së: Natën e 27 prillit isha me popullin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski në profilin e tij në “facebook” ka shkruar se me 27 prill kur ndodhi dhuna në Kuvend, ka qenë në anën e popullit.

“Shikoj se i intereson pushtetit se ku kam qenë me 27 prill të vitit 2017. Edhe pse fotografitë nuk tregojnë më shume se kjo çka unë më herët kam deklaruar për lëvizjet e mia në atë ditë, vetëm këtë radhë kanë bërë një mister të shtuar dhe qarqe të rrumbullaksuara të kuqe, por këtu do ta përsëris dhe do të përgjigjem drejpërdrejt. Unë isha në 27 prill me popullin, me popullin të cilët protestuan tetëdhjetë ditë më parë dhe që ishin të shqetësuar me të drejtë për të ardhmen e Maqedonisë tonë. Dhe në qoftë se sot nuk kenë qarqe të kuqe që i keni rrethuar, nëse nuk keni pasur veprimet e policisë që po përgëzonit, s’do të kishte “argëtim kolektiv” në të cilën vetëm ju besoni dhe ndoshta më të moshuarit, edhe më e dukshme ishte pamundësia në të cilën po mbyteni”, shkruan Mickoski.

Ai e porositi Qeverinë se nuk mund tl vjedhin dhe rënojnë, aq sa OBRM-PDUKM-ja ka mundur të ndërtojë. Mickoski theksoi se populli do të rimblidhet, do të organizojë protesta kundër Qeverisë, ai përsëri do të jetë në anën e popullit./Telegrafi/

Lexo po ashtu LSDM-ja kërkon sqarime nga Mickoski për rolin e tij për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)
Exit mobile version