Site icon Telegrafi

Mickoski për takimin me Mitsotakis: Shpresoj që ta ruajmë dinjitetin

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mitskoski tha sot se nëse në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, shpreson se ata do ta ruajnë dinjitetin e tyre dhe se do të bisedojnë si partnerë dhe si fqinjë të mirë.

“Shpresoj se do të ruajmë dinjitetin tonë dhe do të flasim si partnerë dhe si fqinjë të mirë, nëse do të lindë një bisedë e tillë. Nëse nuk vjen, shpresoj se do të vijë së shpejti”, theksoi Mitskoski në lidhje me Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington dhe deklaratën e Mitsotakis se pret që kryeministri i ri të përdorë emrin kushtetues të vendit.

Mickoski theksoi se qëndrimi i Qeverisë është që të ndërtohen marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, por se marrëdhëniet janë rrugë të dyanshme.

“Qëndrimi ynë si Qeveri është se duam të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët, që duam të ndërtojmë ura për bashkëpunim, se për ne është rrugë e dyanshme. Mendoj se deri më tani ishin mësuar me një rrugë njëkahëshe, por tani jemi politikanë dhe Qeveria, e cila dëshiron të bëjë një rrugë dykahëshe për fqinjësi të mirë dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi”, tha Mickoski për marrëdhëniet me Greqinë./Telegrafi/

Exit mobile version