Site icon Telegrafi

Mickoski për përjashtimin e anëtarëve: E larguam të keqen

Pas mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është mbajtur mbledhje historike e partisë.

Ai thotë se OBRM-PDUKM-ja ka mekanizëm të fortë për të pastruar partinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja mbrëmë ka mbajtur seancë historike të Komitetit Qendror. OBRM-PDUKM-ja çdo herë ka mekanizëm të fuqishëm, të ndërtuar në kuadër të partisë, që çdo herë ka arritur ta pastrojë partinë. Ta largojë atë që është e keqe nga partia dhe në mënyrë të qartë ta zgjedh të mirën. Sërish të kthehet në idealet dhe rrënjët e OBRM-së dhe të shikojë në sy popullin e saj, popullin maqedonas”, shkruan Mickoski.

Përndryshe, në seancën e mbrëmshme nga partia oopozitare u shkarkuan Sasho Mijallkov, Mitko Jançev dhe Nikolla Todorov./Telegrafi/

Exit mobile version