Telegrafi

Mickoski: Për momentin nuk do të kritikojmë

Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski pas takimit të kryetarëve të partive politike tha se për herë të parë liderët partiak unanimisht janë pajtuar se shëndeti i qytetarëve janë mbi të gjitha.

“Unanimisht morëm vendim se duhet të ketë anulim të zgjedhjeve. Qëndrimi ynë është që të respektohet Kushtetuta, dhe më pastaj ligjet. Kishte propozim të thirret Kuvendi si në të kaluarën, por nuk është e njëjtë. Sipas neve, është e nevojshme që pas takimit të liderëve të formohet ekip ekspertësh që do të sjell bazë juridike që këto zgjedhje të anulohen, dhe më pastaj të sillen përsëri”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se si parti kërkojnë gjendje krize prej 30 ditësh në gjithë territorin e vendit, por edhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak se ligjërisht nuk është e mundshme.

Kreu i OBRM-PDUKM-së tha se momentalisht nuk do të kritikojnë, dhe se kritikën do ta lënë kur do të kalojë kjo situatën e rëndë për vendin./Telegrafi/