Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, sot është pyetur në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është bërë temë ditëve të fundit.
Mickoski tha se derisa është në pozitën e kryeministrit do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndoshta edhe unë e kam problem të pranoj diçka që është bërë në Kushtetutën e Maqedonisë në të kaluarën”, tha Mickoski. Ndërsa i pyetur rreth informacioneve për destabilizim të mundshëm pas paralajmërimeve nga Gjykata Kushtetuese se do ta shqyrtojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Mickoski tha se nuk pret destabilizim.
“Nuk besoj se do të ketë mundësi për çfarëdo destabilizimi. Nuk pres që çdo kush që merr pagë në kurriz të qytetarëve të mos respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Ndoshta edhe mua më paraqet problem diçka, është është bërë në të kaluarën në Kushtetitë dhe sa do që të jem kundër saj, siç është përdorimi i mbiemrit “e Veriut”, unë derisa e mbaj këtë funksion do të qëndroj pas ligjeve, pasi nuk dua të ofendoj qytetarët dhe Kushtetutën e vendit”, tha Mickoski.
Ndryshe, nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se këtë muaj do të duhet të marrin vendim rreth iniciativës që është dorëzuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/