Site icon Telegrafi

Mickoski për ligjin e gjuhëve: Të mos i bëjmë presion Gjykatës Kushtetuese

Kjo qeveri do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën, pavarësisht nëse i pëlqejnë ato ose jo, kështu u shpreh sot kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar mbi iniciativën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ai tha se, vendimi i gjykatës nuk është vendim politik dhe duhet respektuar, pavarësisht nëse i pëlqen koalicionit qeveritar.

“Pyetja është – nëse Gjykata Kushtetuese e shpall si jokushtetuese, pse ata të cilët e miratuan kanë bërë të jetë jokushtetuese? Kështu që, nëse dikush mendon se mund të shantazhojë stabilitet politike të një qeverie me respektimin e një vendimi të gjykatës, sa do të mos na pëlqejë ajo. Në politikë nuk ka çështje që na pëlqejnë ose nuk na pëlqejnë – ose respektoni ligjin dhe Kushtetutën ose nuk respektoni”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

I pyetur nëse ka mundësi që të përmirësohet ligji, ai nuk dha përgjigje konkrete, por bëri thirrje që fillimisht të pritet vendimi i Kushtetueses.

“Nuk e di pse bëhet ky presion. Unë e kuptoj. I bëj thirrje opinionit të mos i ushtrojmë presion instancave gjyqësore, të mos i bëjmë presion Gjykatës Kushtetuese, të presim që Gjykata Kushtetuese të deklarohet. Ligjet mund të përmirësohen, të miratohen ligje të reja, po në kuadër të Kushtetutës dhe interesit të qytetarëve. Pyetja e vërtetë është pse ata që miratuan ligjin kanë miratuar ligj që potencialisht është jokushtetues. Kthehuni prapa dhe shifeni mendimin e Komisionit të Venedikut që atëherë dhe do të merrni përgjigjen e kësaj dileme”, shtoi Mickoski.

 

 

 

 

Exit mobile version