Telegrafi

Mickoski për hyrjen e Alternativës në Qeveri: Përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski konsideron se koalicioni mes LSDM dhe Alternativës është përpjekja e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë. Sipas tij, paralajmërimet për ministri të reja janë shpenzime shtesë për vendin.

“Kjo më ngjan si një përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë. Kjo që po ndodh është vetëm një përpjekje për ta vazhduar qeverisjen për disa javë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se këtë po e paguan qytetari i varfër i vendit, ndërsa në pyetjen se cila është ana e fortë e këtij koalicioni, ai tha se aqe nuk ka të fortë dhe se të gjithë janë të dobët.

“Frustrimi në këtë koalicion është e madhe”, u shpreh Mickoski./Telegrafi/