Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se pas marrëveshjes kornizë Maqedonisë i duhen reforma në arsim, shëndetësi dhe ekonomi.
Ai tha se ajo që ndodh sot duhet të jetë e ndryshme nga e kaluara, dhe çdo herë duhet të udhëhiqemi nga arsyeja dhe toleranca, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Siç mund të shihni në ditët e kaluara nuk flitet për marrëveshjen, por për punë të rrezikshme që janë përfshirë në këtë marrëveshje, për të cilat OBRM-PDUKM-ja ka paralajmëruar më herët. Kemi një politikë avanturiste që 15 muaj udhëhiqet nga LSDM. Neve na duhen reforma, që do të përmirësojnë arsimin, shëndetësinë, në mënyrë që të parandalojmë ikjen e të rinjve”, tha mes tjerash Mickoski.
Ndërsa sa i përket vendimit për referendumin, Mickoski tha se janë duke vazhduar bisedimet brenda partiake dhe se akoma nuk kanë vendosur nëse do të mbështesin ose bojkotojnë referendumin./Telegrafi/