Site icon Telegrafi

Mickoski: Paratë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të vazhdojnë të shkojnë te Vice

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për ndryshimet e fundit në Qeveri tha se paratë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të shkojnë te Vice, në rrugë më të shkurtër.

Ai deklaroi se “e pamë se si të gjitha paratë me të vërtetë do të shkojnë te Vice dhe se nuk kanë asgjë për të ofruar për zhvillim, ndërtim të shoqërisë ku do të kishte prosperitet, ku do të kemi të ardhme të sigurt dhe të garantuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Mickoskit, Zaev së pari duhet të mposhtet për të shkuar në anën e errët të historisë.

“Populli është kundër despotizmit të Zaevit që është kryetar i LSDM-së, në të njëjtën kohë edhe kryeministër, dhe sot edhe zyrtarisht morëm vesh se do të jetë ministër i Financave. Nëse ky i deritashmi ishte vetëm maskë, sot shohim se tashmë ajo maskë s’është, ndërsa fajtori për varfërinë vazhdon të jetë te Zoran Zaev”, thotë Mickoski.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski theksoi se për gjendjen e keqe s’është fajtor as BE as fqinjët, por pushteti i paaftë i Zaevit.

“Qeveria po fundoset në baltën e vet dhe nuk është e aftë të menaxhojë asnjë proces deri në fund, vazhdimisht gjen arsyetime, arsyetime për mossukseset e veta”, deklaroi Mickoski duke thënë se e vetmja përgjigje për këtë është që populli ta dënojë në zgjedhjet./Telegrafi/

Exit mobile version