Telegrafi

Mickoski paralajmëron kallëzime penale për ekspertët që do të punojnë për ndryshimet kushtetuese

 

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh sërish se ai dhe partia e tij kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese dhe se Qeveria nuk e ka përkrahjen OBRM-PDUKM-së.

Ai po ashtu paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi dhe kërcënoi me kallëzime penale ekspertët që do të jenë pjesë e grupit punues për ndryshimet kushtetuese. Ai theksoi se ata do të marrin para pa punuar asgjë.

“Puna e tyre është pa lëndë”, tha Mickoski i cili shtoi se shteti ka probleme më të rëndësishme.

Sipas tij, shteti ka çështje më të rëndësishme duke nisur nga shëndetësia, ndërsa fëmijët nuk kanë libra./Telegrafi/