Site icon Telegrafi

Mickoski i painformuar për rrjedhën e negociatave për çështjen e emrit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se deri më tani ata nuk kanë asnjë informatë në lidhje me atë se si rrjedhin negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit, e as për përmbajtjen dhe thelbin e bisedimeve.

“Deri në këtë çast mund të vërtetoj atë që tha edhe partia më e madhe opozitare në Greqi, gjegjësisht kryetari Mitsotakis, i cili tha se edhe te ata partia më e madhe opozitare nuk është e kyçur në negociatat për emrin”, tha Mickoski.

Sipas tij, në këtë mënyrë ata nuk mund të komentojnë asgjë në lidhje me atë se cila do të ishte zgjidhja e mundshme ndërmjet kryeministrave të dy vendeve fqinje, Zaev dhe Tsipras./Telegrafi/

Exit mobile version