Telegrafi

Mickoski-Orban: Mbështetje hungareze për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski në Budapest realizuan takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike, perspektivat evropiane të shtetit dhe mënyrat për bashkëpunim të mëtejshë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski, sipas njoftimit të OBRM-PDUKM-së, ka njoftuar kryeministrin Orban për gjendjen shqetësuese ekonomike dhe politike si dhe nivelin e lartë të krimit në shoqëri që po kalon pa dënim dhe ka mungesë vullneti te Qeveria që të luftojë hapur korrupsionin.

Duke marrë parasysh që komisari aktual për zgjerim është Oliver Varheliy i cili vjen pikërisht nga partia e Orban, tema kryesore ka qenë insistimi dhe lobimi i Mickoskit që Maqedonia të merr datë për nisje të bisedimeve.

Gjithashtu Mickoski ka kërkuar nga Orban që të bind shefat e qeverive tjera të vendeve anëtare të BE-së që t’i mundësojnë datë për nisjen e bisedimeve.

Në takim Micokski theksoi se ai lobon për datë për bisedime ndërsa pas datës premton kapacitet të fuqishëm për zbatimin e reformave./Telegrafi/