Telegrafi

Mickoski-Orban: Arrihet marrëveshje që Hungaria t’i huazojë Maqedonisë 500 milionë euro

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se pas takimit me kryeministrin Victor Orban në Uashington, është arritur marrëveshje që Hungaria t’i huazojë vendit tonë 500 milionë euro.

“Bashkë me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orbanin kishim takim cilësor dhe të frytshëm. Që tani, personat përgjegjës.

Ministritë e financave të dy qeverive, të nisin proces në të cilin qeveria e Hungarisë do t’i huazojë qeverisë së Maqedonisë një shumë prej 500 milionë eurove, nën këto kushte, kamatë prej 3.25%, 3 vite grejs periudhë dhe 12 vjet kohë për kthim, që komplet janë 15 vjet.

Duke marrë parasysh se vendosim bashkëpunim special ekonomik, kjo do të thotë se edhe në të ardhmen kur do të kemi nevojë për diçka të këtillë, do të mundë sërish t’i drejtohemi partnerit tonë special ekonomik, e që është qeveria hungareze. 250 milionë euro ndihmë direkte për ekonominë e Maqedonisë, nën kushte të njëjta.

Ndërsa 250 milionë euro do të destinohen për projekte kapitale, që do të zbatohen nëpër komuna, për nevojat e qytetarëve. Maqedonia duhet me vepra”, tha mes tjerash Mickoski.