Telegrafi

Mickoski: OBRM-PDUKM do të propozojë Ligj të ri për prokurorinë publike

Në intervistë për Kanal 5, kreytari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se “OBRM-PDUKM do të propozojë Ligj të ri për prokurorinë publike. Do të bëjmë ligj që do të jetë sipas standardeve evropiane”.

Sipas Mickoski, qytetarët nuk panë asgjë nga ky ligj dhe nga Prokuroria Speciale Publike dhe se rezultati është zero, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski thotë se ata njerëz që akuzojnë OBRM-PDUKM-në për Ligjin për prokurori publike ka për qëllim ta sulmojnë OBRM-PDUKM-në për shkak se e dinë se në zgjedhjet e ardhshme do të pësojnë.

“OBRM-PDUKM formoi ekipe brendapartiake dhe do të punojnë në kuadër të komisionit juridik të partisë, në krijimin e një ligji”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në vend nuk ka reforma dhe se raporti i BE-së përmban kritika për pushtetin dhe se për këtë shkak nuk do të ketë datë për bisedime me BE-në./Telegrafi/