Telegrafi

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana dhe me këtë diktat bullgar

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot nga Dellçeva theksoi se më shumë se 80 për qind e popullit maqedonas janë kundër pranimit të diktatit bullgar, si dhe se OBRM-PDUKM nuk do të pajtohet me ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana dhe diktat dhe kjo nuk do të ndodhë as tani, as në të ardhmen.

“A nuk duhet të shkojmë kundër shumicës dërrmuese? Nuk është vizionar të nëpërkëmbësh opinionin e popullit, por të bësh politikë në drejtim të pikëpamjeve dhe zërit të popullit. Kohëve të fundit kam dëgjuar tezën që vjen nga kuzhinat e qeverisë, se OBRM-PDUKM do të kishte përkrahur amendamentet e Kushtetutës, do të kishin pranuar të njëjtën gjë që po ofrohet tani pas rënies së kësaj qeverie.

Së pari, më vjen mirë që ata vetë e njohin dhe presin që qeveria të ndryshojë, së dyti, duhet ta dinë se tani dhe kurdo pas këtij mandati apo çdo mandati pas tij, OBRM-PDUKM, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, as unë s’do të pajtohemi për ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana dhe me këtë diktat bullgar”, theksoi Mickoski.

Ai theksoi se zëri i popullit duhet të dëgjohet dhe pasi të respektohen mesazhet e opozitës, të merren parasysh vërejtjet tona./Telegrafi/